Anglia arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Shqipërisë, ku të besuarit e Gareth Southgate triumfuan me rezultatin 0-2 në Tiranë. Protagonist absolut për “3 Luanët” ishte kapiteni Harry Kane, i cili zhbllokoi edhe sfidën në pjesën e parë.
Gjithsesi, tifozët e kombëtares angleze e kanë kthyer vëmendjen e tyre diku tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin Declan Rice, i cili ka mbetur disi jashtë loje nga shokët e skuadrës në momentin e festimit të golit.
My thoughts and prayers are with Declan Rice pic.twitter.com/cwdsUpnLJm
— Fake Carlton (@_CarltonCole9) March 28, 2021
Menjëherë, pas shënimit të golit pothuajse i gjithë ekipi anglez shkoi për të uruar e përqafuar yllin e Tottenham. Një prej tyre ishte edhe Rice, i cili zgjati dorën e tij për te Kane, por një përplasje nuk i erdhi kurrë. Diçka e tillë nuk ndodhi as me Maguire dhe dora e Rice ngeli përsëri “thatë”. Ndoshta do të ketë më shumë fat herën tjetër! /abcnews.al