Zvicra fitoi 1-0 në St Gallen përballë Lituanisë, suksesi i dytë radhazi brenda tre ditëve. Helvetët ndajnë vendin e parë me Italinë në grupin C të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022.
Goli i fitores u realizua nga Xherdan Shaqiri në minutën e dytë. Sulmuesit me origjinë shqiptare i mjaftuan 85 sekonda për të dërguar topin në rrjetë (23 gola me kombëtaren helvete).
https://streamable.com/ztezjp
Vendasit kishin një shans të artë për të shënuar një tjetër gol në minutat shtesë të ndeshjes, por Denis Zakaria kreu gafën e fundjavës.
Edhe pse pak metra larg portës dhe me portierin kundërshtar të shtrirë në tokë, mesfushori i M’Gladbach i befasoi të gjithë dhe dërgoi topin jashtë. /abcnews.al