Dy gola dhe dëmtim në gju, Polonia dhe Bayerni në panik për Lewandowskin

schedule08:35 - 29 Mars, 2021

schedule 08:35 - 29 Mars, 2021

Polonia është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin I. Kombëtarja e drejtuar nga Paulo Sousa fitoi 3-0 mbrëmjen e kaluar kundër Andorrës dhe është ngjitur në kuotën e 4 pikëve.

Robert Lewandowski realizoi një dygolësh, teksa u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 63-të si pasojë e një dëmtimi në gju.

Ylli polak vendosi një fashë me akull në kupën e gjurit dhe kontrollet mjekësore do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit të tij.

Aktivizimi në takimin e datës 31 mars kundër Anglisë është në dyshim, teksa dëmtimi i tij ka sjellë shqetësim te Bayern Munchen.

Kampionët e Gjermanisë luajnë sfidën e parë çerekfinale të Champions League kundër PSG më datë 7 prill, aty ku Flick shpreson ta ketë të gatshëm goleadorin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!