Anglia ia doli të marrë tre pikët sot në “Air Albania”, duke fituar me shifrat 0-2, gjithsesi jo pa vështirësi. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.
“Ishte shumë e vështirë. Shqipëria luajti shumë mirë si me top, si pa top. Kishin mundësi në fillim të ndeshjes me kundërsulme. Pas 25 minutave gjetëm hapësira në mesfushë dhe sulmuesit arritën të gjejnë mundësi.
Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht dhe e shikoni çfarë problemesh të krijojnë. Kanë shpirt skuadre dhe mund të bëjnë mirë.
Nuk i pashë në planin individual, po dy mesfushorët e qendrës e qarkullonin mirë topin. Për mbrojtësit është gjithmonë e vështirë, ishte një ndeshje e luftuar”, u shpreh Southgate. /abcnews.al