Shqipëria u mund ditën e sotme me shifrat e pastra 0-2 nga Anglia, me Hysajn që përtej rezultatit, ishte një nga më të mirët në fushë. Pas ndeshjes për Supersport ai “qau” rastin e humbur të Uzunit.
“Treguam që në minutat e para që edhe ne po luanim. Janë disa raste, që me Anglinë nuk mund t’i humbësh dhe ne nuk e bëmë. Ishte skemë e mirë e sotmja, Anglia e kishte shumë të vështirë të krijonte raste të pastra për të shënuar.
Te goli është një rast kur çdokush mendon një zgjidhje, dikush e humbet dhe dikush e bën mirë. Duhet të ishim më të shpejtë për të mbyllur hapësirat për të mos i lënë të krosojnë”, u shpreh Hysaj. /abcnews.al