Ish-drejtori i spitalit të Beratit Idlir Frashëri dhe juristi i këtij institucioni Alfred Lulaj janë arrestuar nga policia e Beratit pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.
Këta shtetas dyshohet se kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Më pas, për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre, kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.
Hetimet vazhdojnë për këtë rast pasi do të verifikohen të gjitha procedurat në lidhje me mënyrën se si kanë dalë medikamentet mjekësore nga farmacia e spitalit të Beratit./abcnews.al