Dybala “mall shkëmbimi”, gjashtë emra të mëdhenj që Juve s’u thotë jo

schedule13:58 - 28 Mars, 2021

schedule 13:58 - 28 Mars, 2021

Paulo Dybala e ka në tryezë ofertën e Juventusit prej muajsh dhe deri më tani nuk i ka pranuar ato kushte. Bardhezinjtë nga ana tjetër nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë propozim tjetër me pagë mbi 10 milion euro në sezon.

Kontrata e argjentinasit përfundon më 30 qershor të vitit 2022 dhe këtë verë Juventusi duhet të gjejë një zgjidhje. Në Itali “Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” raportojnë se klubi nga Torino është gati ta përfshijë në marrëveshje huazimi.

Sipas gazetës torineze, Juve e ofron Dybala për Ousmane Dembele ose Isco, nëse Barcelona ose Reali janë gati ta marrin. Bardhezinjtë mund ta përfshijnë në marrëveshje për Mauro Icardin, ose për Joao Felix, Paul Pogba apo Gabriel Jesus.

Sipas GDS, edhe Liverpool dhe Tottenham mund të bashkohen në garën për të transferuar këtë verë Paulo Dybala. Argjentinasi është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, kur u ble nga Palermo për shumën e 40 milion eurove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!