“Krenaria më e madhe, tani çojmë kokën”, Ronaldo sfidon padrejtësitë

schedule10:20 - 28 Mars, 2021

schedule 10:20 - 28 Mars, 2021

Cristiano Ronaldo mbante shiritin e kapitenit në duelin e djeshëm që Portugalia luajti me Serbinë. Kjo përballje u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2, por në minutën e 93-të të takimit sulmuesit të Juventusit nuk iu llogarit një gol, edhe pse topi e kaloi vijën fatale.

Trajneri Fernando Santos ka protestuar pas ndeshjes, sikurse bëri edhe vetë Ronaldo në momentin që ndodhi gjithçka. Madje ai edhe u ndëshkua me karton të verdhë për reagimin e bërë. Pas ndeshjes CR7 gjithsesi nuk e ka vënë theksin te goli.

https://streamable.com/tmp7xm

“Të jesh kapiten i ekipit të Portugalisë është një nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdha të jetës sime. Unë gjithmonë jap dhe do të jap gjithçka për vendim tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

Ka edhe periudha të këqija për t’u përballur me to, veçanërisht kur ndiejmë se një komb i tërë po dëmtohet. Çojmë kokën dhe përballemi me sfidën tjetër. Forca Portugali”, shkruan Ronaldo në rrjetet sociale. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)