Andi Lila paralajmëron publikisht Lulzim Bashën: Ju betohem, do t’ju gjuaj me topa nëse ju…

schedule21:31 - 27 Mars, 2021

schedule 21:31 - 27 Mars, 2021

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila është një ndër figurat publike që është i përfshirë në politikë dhe ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Partinë Demokratike.

I ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin Soiree me Jonida shehun, Lila ka folur se është angazhuar politikisht për një kauzë të madhe dhe për të bërë ndryshime në mentalitet për sa i përket sportit. Ai rrëfeu kushtet e vështira në të cilët punojnë sportistët dhe ndër të tjera ka paralajmëruar publikisht Lulzim Bashën nëse ky i fundit nuk do të realizonte premtimet për sportistët.

“Unë jam pjesë e Partisë Demokratike që herët që në kohën e gjimnazit. Unë nuk u futa në politikë, politika më kërkoi mua. Gjithsecili duhet të ketë një kauzë se pse po futet, pse është këtu, pse është tek ky vendi ku merren vendime. Arsyeja se pse unë jam tani edhe pjesë e Partisë Demokratike mendoj se është forca ku do të bëjë ndryshimin në sport, sepse sportistët kanë një mijë e një halle. Ne si sindikatë kemi çuar kërkesa për të qenë pjesë e tryezave për sportin, por askush nuk i ka vënë re. Duke parë që Kryeministri i vendit tonë thotë që futbollistët trajtohen si skllevër dhe ky Kryeministër që ka gjithçka në dorë, çfarë po bën që t’i nxjerri këta njerëz nga skllavëria? Dhe ky ishte një motiv që kauza ime të ndryshojë njëherë e përgjithmonë mentalitetin në sport që nëse jemi të bashkuar, ne do të ndryshojmë gjithçka. Pa diskutim që gjithëpërfshirja e neve që jemi këtu është gjë e mirë sepse në periudhën e fundit ne e pamë se kush e përfaqësonte parlamentin, aty ku merren vendime për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ka futbollistë në Shqipëri që kanë luajtur si profesionistë mbi 20 vite dhe nuk kanë një ditë sigurim shëndetësor.  Kjo është çmenduri. Karriera e një sportisti është nga mosha 10 vjeçare deri në moshën 35-vjeçare, çdo ditë stërvitje, impenjim. Nuk ke kohë që të ndjekësh edhe një shkollë të mirëfilltë. Pra ti kur je 35 vjeç nuk ke asnjë ditë sigurim shëndetësor dhe pikërisht ky sportis që e kemi dashur e kemi duartrokitur, ky na del në rrugë dhe bëhet barrë për vendin. Nëse PD-ja nuk i bën ato ide që ne i themi për të mirën e sportit, ju betohem personalisht këtu, që edhe Partisë Demokratike, Lulzim Bashës nesër Kryeministër, tek Kryeministria me topa. Të gjithë sportistë do t’i gjuajmë derisa t’i bëjë ato që ne duam”, është shprehur Andi Lila. /abcnews.al/