Kryeministri Rama është sot në Shijak duke vizituar disa shtëpi të rindërtuara në këtë zonë pas prishjes nga tërmeti. Rama tha se rindërtimi ka ecur shumë shpejt, ndërsa mori vetë përsipër të shtynte karrocën e njërit prej banorëve të paralizuar.
Gjatë vizitës, Rama shkëmbeu batuta me pronarët e shtëpisë, ndërsa tha se fillimisht banorët ishin skeptikë, por më pas u bindën se gjithçka do të shkonte mirë.
“Qofsh me jetë gjysho, gruaja po vjen me ne një minutë dhe do ta kthej prapë”, i tha Rama të moshuarit. /abcnews.al