Ministrja italiane e Mbrojtjes viziton bazën e KFOR – NATO në Kosovë

schedule13:34 - 19 Shtator, 2018

schedule 13:34 - 19 Shtator, 2018

Numri i ushtarëve italianë me në kuadër të misionit të KFOR në Kosovë do të reduktohet së shpejti. Deklarata është bërë nga ministrja italiane e mbrojtjes Trenta e cila vizitoi bazën ushtarake në Kosovë

Ministrja italiane e mbrojtjes Elizabeta Trenta ka vizituar bazën ushtarake të KFOR – NATO në Kosovë. Pas takimit me ushtarët italianë pjesë e këtij misioni ajo u shpreh se shumë shpejt do të ketë reduktim të kontigjentit Italian me mission në Afganistan. Këto ditë ministrja italiane po viziton ushtarët italianë në misione të të ndryshme ndërkombëtare, duke u shprehur për mediat se ndihej shumë krenare për ta.

Ajo theksoi se ushtarët italianë ndihmojnë në procesin e vendosjes dhe ruajtjes së paqes, si dhe i falenderoi ata për punën që bëjnë dhe familjet e tyre që i presin në shtëpi.

Javën e ardhshme në parlamentin Italian pritet të diskutohet ligji për financimin e misioneve ushtarake ndërkombëtare. Ministrja italiane u shpreh se këto misione do të rishikohen në bazë të interesave të Italisë, por nuk mund të jepte detaje pasi është një temë për të cilën po diskutohet ende. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!