Mëngjesin e kësaj të shtune është regjistruar një aksident në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet.
Drejtuesi i mjetit A.Ll ka aksidentuar një biçiklist rreth moshës 50-vjeç.
Mësohet se i aksidentuari është në spital ku ndodhet edhe në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.03.2021, rreth orës 07:40, në rrugën “Asim Vokshi”, mjeti me drejtues shtetasin A. Ll, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/

