Pengesa për transportin e vaksinave, Franca akuzon Britaninë për shantazh

schedule20:14 - 26 Mars, 2021

schedule 20:14 - 26 Mars, 2021

Franca ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për shantazh lidhur me eksportin e vaksinave, mes tensioneve të vazhdueshme mbi zinxhirët e furnizimit.

Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian u pyet nëse BE ishte “mashtruar” ndërsa  Mbretërinë e Bashkuar ka siguruar miliona doza.

“Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie bashkëpunimi,” i tha ai radios France Info. “Por ne nuk mund të merremi në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Franca ka bërë thirrje që BE të zbatojë kontrolle më të ashpra të eksportit, përcjell abcnews.al.

Shpërndarja e vaksinave ka filluar në të gjithë bllokun dhe BE ka fajësuar kompanitë farmaceutike kryesisht AstraZeneca  për mosdhënien e dozave të premtuara. AstraZeneca ka mohuar që nuk po respekton kontratën e saj.

BE pret të marrë rreth 30 milion doza AstraZeneca deri në fund të marsit, më pak se një e treta e asaj që shpresonte. Procesi i vaksinimit në Britani ka qenë deri më tani më i suksesshëm se në 27 vendet anëtare të BE. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!