Mustafa Kucukovic u tërhoq nga futbolli shumë shpejt. 30 vjeç ishte ish-sulmuesi i Hamburger SV dhe Gjermanisë U19, U20 dhe U21 kur vendosi të varte këpucët në gozhdë katër vite më parë.
Pas karrierës si futbollit zgjodhi të merrej me punë ilegale, teksa sot është arrestuar. Bild raporton se Kucokovic dyshohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.
Mit 310 kg Drogen verhaftet – Der schockierende Absturz von Mustafa Kucukovic https://t.co/yAP0JrFiAq
— BILD (@BILD) March 26, 2021
34-vjeçari ka kryer lëvizje të shumta gjatë periudhës prill-maj të vitit 2022, duke bërë transportimin e 230 kg marijuanë, 30 kg hashash dhe 50 kg kokainë.
Policia gjermane po i monitoronte prej kohësh veprimet e dyshimta të ish-sulmuesit dhe sot ia ka dalë t’i vendosë prangat. /abcnews.al