Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I mori jetën COVID, shkencëtari shqiptar do të prehet në vendlindje

schedule18:36 - 26 Mars, 2021

schedule 18:36 - 26 Mars, 2021

Fizikanti i njohur shqiptar Artan Boriçi që ndërroi jetë si pasojë e COVID-19, nesër do të përcillet në banesën e fundit. Sot janë zhvilluar homazhet dhe nderimet e fundit nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Skënder Gjinushi e quan largimin e parakohshëm nga jeta të akademikut Artan Boriçi “një humbje e pazëvendësueshme për familjen, humbje shumë të rëndë për akademikët dhe humbje po aq e rëndë për bashkësinë e studiuesve fizikanë në Shqipëri dhe në një kuadër europian”.

Akademia e Shkencave thotë se në homazhet që u zhvilluan sot morën pjesë personalitete të shkencës, akademikë, përfaqësues të universiteteve të vendit, kolegë, politikanë, përfaqësues të medias e studentë.

Të ardhur grupe-grupe për shkak të kufizimeve të pandemisë, me kurora e tufa lulesh në duar, e me lot në sy, të pranishmit kanë ngushëlluar familjarët edhe akademikët, duke shprehur dhimbjen për humbjen e madhe, por edhe vlerësimin e nderimin më të thellë për shkencëtarin e talentuar që la gjurmë në shkencën shqiptare e atë europiane.

Pas këtyre homazheve të mbajtura nga Akademia e Shkencave, trupi i shkencëtarit të ndjerë Artan Boriçi nesër në orën 11.00 do të niset drejt Shkodrës, për t’u prehur në vendlindje. Artan Boriçi u nda jeta mbrëmjen e 25 marsit, në prag të 56-vjetorit të lindjes së tij (19 prill 1965) pas një beteje të javëve të fundit me Covid-19./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!