Titull pas 19 vitesh dhe shumë fitime, Sportingu vendos rekordin e radhës

schedule17:19 - 26 Mars, 2021

schedule 17:19 - 26 Mars, 2021

Klubet portugeze njihen për aftësinë për të prodhuar talente, të cilët i shesin më vone për shifra të majme. Porto, Benfica dhe Sportingu i Lisbonës mbushin arkat çdo vit nga operacionet e shitjeve të lojtarëve të ndryshëm.

55 milion euro përfitoi Sportingu nga shitja e Bruno Fernandes te Manchester United në janarin e vitit 2022. Rekord në kampionatin portugez të futbollit, shifra më e lartë që ka përfituar një klub nga shitja e një futbollisti.

Sportingu do e përmirësojë shumë shpejt rekordin e vendosur. “Luanët”, të cilët kryesojnë Primeira Liga me 10 pikë mbi Porton dhe janë në rrugën e duhur për të fituar titullin pas plot 19 viteve, janë pranë shitjes së Nuno Mendes.

18-vjeçari luan si anësor i majtë, debutoi me kombëtaren dy ditë më parë (Portugali-Azerbajxhan 1-0) dhe po i mahnit të gjithë me performancat e tij fantastike. A Bola raporton se Manchester City po përgatit një ofertë prej 60 milion eurosh për të.

Në garë për talentin Mendes janë edhe Real Madrid dhe Milani, por kryesuesit e Premier League janë në avantazh për momentin. Pep Guardiola e do të skuadër adoleshentin luzitan dhe drejtuesit e City janë gati të shpenzojnë 60 milion euro.

Kujtojmë që Sportingu i Lisbonës është i vetmi klub në botë që ka prodhuar dy “Topa të Artë”: Luis Figon dhe Crstiano Ronaldon, dy yje që dolën nga akademia e klubit të njohur portugez. /abcnews.al