Ankimimi i Partisë Socialiste për listat e PD, Celibashi letër Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni sa më shpejt kërkesën

schedule14:03 - 26 Mars, 2021

schedule 14:03 - 26 Mars, 2021

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Kolegjit Zgjedhor, të cilit i kërkon të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin e Partisë Socialiste. Më datë 31 mars Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë padinë e Partisë Socialiste për KAS që vendosi t’i pranonte Partisë Demokratike 222 kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Tashmë Celibashi kërkon që të përshpejtohet procesi pasi, sipas asaj që shkruhet në letër, çdo vonesë krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit, që ndikon në procesin e prodhimit dhe të shpërndarjes së fletëve të votimit brenda afateve të caktuara.

Kujtojmë që Partia Socialiste kërkon që të hiqen 78 kandidatët që PD ka në listën e saj, më shumë se partitë e tjera. Nga ana tjetër KQZ vendosi më 17 mars që këto kandidatë të hiqen nga listat e PD-së, por pas ankimimit, KAS i riktheu kandidatët në listat e PD-së. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!