Policia ka ngritur dyshime se ngjarja në Laç me katër të palgosur ka nisur më parë në Facebook. Pasi autori është konfliktuar me një shokun e tij, ka marrë armën dhe ka qëlluar një ditë më pas në lokal.
Tre burra morën plumba dhe përfunduan në spital pasi autori një ditë më parë ishte zënë në Facebook me njërin nga shokët e tij.
Ky duket është dhe shkaku i plagosjes së katërfishtë pasditen e hënë në lagjen “Sanxhak” të qytetit të Laçit.
Nga dëshmitë, hetuesit mësuan se autori, Gegë Gega, i cili qëlloi me automatik ndaj tre personave që ishin ulur në një lokal, ishte zënë me parë me shokun e tij për çështje banale.
Në këto rrethana, ai ka marrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj grupit deri sa i kanë mbaruar plumbat.
Kur të plagosurit e kanë kuptuar që Gega nuk kishte më fishekë e goditën me tulla e shkopinj. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Të dëmtuar, por nga plumbat në spitalin Ushtarak ndodhen edhe Islam, Bajram dhe Gazmir Shafloqi. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit, tip automatik. /abcnews.al