Vettingu në politikë, Basha: Kjo është java ku duhet të nisë shqyrtimi i nismës

schedule12:40 - 18 Shtator, 2018

schedule 12:40 - 18 Shtator, 2018

“Kjo është java e fundit ku sipas rregullores së Kuvendit duhet të nisë shqyrtimi i nismës kushtetuese të deputetëve të opozitës për amendim të saj në mënyrë që njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët dhe policët edhe politikanët t’i nënshtrohen Vettingut”.

Për këtë, kreu i opozitës, Lulzim Basha, njoftoi gjatë konferencës për media edhe kërkesën zyrtare drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për fillimin e shqyrtimit të propozimit të opozitës në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve të premten e 21 Shtatorit.

“Përcaktimi se çfarë është lidhja e politikanit me krimin e kemi në Kushtetutë dhe tek ligji i vettingut. I njëti definicion vetëm zëvendëso fjalën gjyqtar dhe prokuror me politikan. Vettingu i nxjerr nga institucionet, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit i çon në burg”.

Këtë bëri ligji i dekriminalizimit me politikën, thekson Basha…

“Derisa Rama e transformoi marrëdhënien mes poltikës dhe krimit duke mos kandiduar më kriminelë, por duke futur miqtë e kriminelëve duke bërë qarkun e shkurtër mes të kurruptuarve dhe grupeve kriminale”.

Për këtë nga mazhoranca kërkon fillimisht votimin e projektligjit për të treguar vullnetin politik. Vetëm pas kësaj mund të nisë diskutimi mbi ligjin organik që do të përcaktojë detajet, të cilat për Lulzim Bashën kanë 5 prioritete.

  • “Proces i pavarur dhe i palidhur me vettingun në drejtësi.
  • Model i thjeshtë dhe i qartë si dekriminalizimi.
  • Do të kryhet nga një strukturë profesionistësh të pavarur nga politika.
  • Nuk do jetë strukturë parlamentare dhe partiake.
  • Me mbikqyrje ndërkombëtare”.

Çdo vonesë në këtë rrugë është blerje kohe për bandat kriminale, thekson Basha, të cilat mbajnë peng kryeministrin Rama me dosje që e implikojnë atë vetë në afera korruptive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!