Këshilla e Macron për të riun e papunë: Kalo në anën tjetër të rrugës

schedule22:42 - 18 Shtator, 2018

schedule 22:42 - 18 Shtator, 2018

Video ku presidenti francez Makron I thotë një të riu të papunë që i mjafton të kalojë rrugën për të gjetur punë, po bën xhiron e rrjeteve sociale. Por kjo frazë ka ngjallur shumë polemika në vend ku prej muajsh sindikata e studentë protestojnë kundër papunësisë në rritje.

Një këshillë shumë e thjeshtë ajo që Emanuel Makron i dha një të riu të papunë. Presidenti francez kishte ndaluar të fliste për punë dhe perspektiva të ardhshme kur një i riu u ankua se zyrat për punësimin nuk i kishin gjetur ende një punë. Kreu i Elize iu përgjigj shkurt duke t hënë se nuk ka mundësi që të ekzistojë një hotel apo lokal që nuk kërkon personel. E për këtë arsye sipas tij të riut i mjaftonte vetëm të lëvizte pak për të gjetur punën që kërkonte.

E pavarësisht protestave të të riut i cili tha se prej muajsh kishte dërguar kudo cv-në e tij, me rekomandime e dokumentacionin përkatëse, presidenti francez këmbëngulte se realiteti nuk është aq i hidhur sa po e përshkruante ai. Në francë prej disa muajsh, sindikata e studentë po protestojnë duke kërkuar punësim dhe drejtësi sociale.

Ndërkohë që video e bashkëbisedimit në rrugë mes Makron dhe të riut të papunë po bën xhiron e rrjeteve sociale, në vend kanë shpërthyer polemikat. Fraza: duhet të lëvizësh që të gjesh punë” nuk do e ndihmojnë themeluesin e “Në Marshim” që të rifitojë mbështetjen e humbur në popull kohët e fundit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!