Prej disa muajsh, reperi i njohur Ledri Vula po shijon periudhën më të bukur të jetës. Ai është bërë baba i një vajze dhe duket se ky status e ka kënaqur pafund.
Reperi nuk nguron që disa nga momentet e ëmbla t’i ndajë edhe me ndjekësit e tij në Instagram.
Mbrëmjen e sotme, Ledri ka postuar një foto shumë të ëmbël dhe gazmore me vogëlushen, Poem Blu. Ajo shfaqet e veshur si një lepurush dhe babi nuk kishte se si mos t’i vendoste një pseudonim.
“Lepri Vula”, ka shkruar reperi shoqëruar me një ‘emoi’ karrotë.
View this post on Instagram
Ndërkohë komentet për të voglën Poem kanë qenë të pafundme./abcnews.al