“Merre, ose lëre”, Juventusi i prerë me Paulo Dybala për rinovimin

schedule20:16 - 24 Mars, 2021

schedule 20:16 - 24 Mars, 2021

Paulo Dybala del lojtar i lirë në qershor të vitit 2022, ndërkohë që Juventusi prej kohësh i ka bërë një ofertë për rinovimin e marrëveshjes. Gjithsesi për momentin gjithçka është pezull dhe “Futboll Italia” shkruan se klubi nga Torino e ka ndarë mendjen.

Oferta e parë me një pagë 10 milion euro në sezon mbetet në fuqi. Te Juventusi bisedimet e verës së shkuar janë të tipit “lërë ose merre” dhe presin përgjigjen e lojtarit dhe menaxherit të tij.

Kohët e fundit nuk ka pasur asnjë kontakt mes drejtuesve të Juventusit dhe menaxherit të Dybala, duke treguar në njëfarë mënyre edhe qëndrimin e tyre. Bardhezinjtë mendojnë se e kanë dhënë ofertën e tyre dhe nuk kanë për çfarë flasin më.

Në lidhje me rinovimin me Dybala sot foli edhe zëvendëspresidenti Pavel Nedved, i cili u shpreh: “Ka kontratë edhe një vit dhe nuk kam çfarë shtoj më shumë se çfarë kanë thënë drejtori Paratici dhe presidenti Agnelli. Te Juventusi vlerësohen gjithmonë lojtarët, sikurse vlerësohen edhe të gjitha mundësitë që ofron tregu. Kjo është diçka normale në një klub futbolli”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!