Këngëtarja e njohur, Katy Perry, ka lënë të nënkuptohet se do ta ketë një bashkëpunim muzikor me Taylor Swift.
Ajo është inspiruar nga dy konkurrente femra në konkursin “American Idol”, për të krijuar një duet me Taylorin, me të cilën më parë kishte mosmarrëveshje.
Konkurrentet Althea Grace dhe Camille Lamb e kënduan një cover të këngës “You Don’t Own Me” dhe pasi ato arritën të kalojnë në fazën e dytë të garimit, Perry u kthye kah dy anëtarët tjerë të jurisë, Luke Bryan dhe Lionel Richie.
“A mund ta imagjinoni çfarë do të mund të bënim, sikur Taylor dhe unë të bashkëpunonim”, tha ajo.
Menjëherë pas kësaj deklarate, fansat e dy këngëtareve i pushtuan rrjetet sociale për ta shprehur entuziazmin rreth këtij bashkëpunimi të mundshëm.
Spekulimet për këtë bashkëpunim që konsiderohet se do të bënte bujë të madhe në skenën muzikore, vijnë pasi që Perry dhe Swift, u pajtuan dhe i rregulluan raportet mes tyre në vitin 2018. Për katër vjet rresht ato konsideroheshin armike të njëra-tjetrës, për shkak të një keqkuptimi rreth angazhimit të performuesve skenikë./abcnews.al