Gennaro Gattuso dhe Napoli mund të ndajnë rrugët ne verë. Fillimisht u mendua se do të rinovonte, por raporti i tij me presidentin Aurelio De Laurentiis nuk është si më parë. Mes tyre ka një krisje dhe ish-mesfushori dëshiron të provojë një eksperiencë të re.
“La Repubblica” raporton se Gattuso ka marrë një ofertë nga Anglia dhe konkretisht nga Wolverhampton. Italiani duhet të mendohet dhe të marrë një vendim final, pasi zërat nuk e lidhin vetëm me anglezët.
I njëjti burim shkruan se Gattuso mund të kthehet në një objektiv të klubit të Lazios, nëse Claudio Lotito vendos të ndryshojë trajner. Simone Inzgahi po bën një punë të mirë me skuadrën kryeqytetase, por nuk i mungojnë oferta e rëndësishme dhe deri më tani nuk ka rinovuar. /abcnews.al