Olti Shulla, i cili kuron imazhin e shumë personazheve të famshëm ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për tendencat më të fundit të prerjeve dhe ngjyrave të flokëve. Ai u shpreh se trend janë flokët balayage dhe me fije.
Përsa iu përket nuancave ai shtoi se ato violë të zbardhura me bionden janë më në modë, por siç theksoi ai janë të vështira të realizohen. “Ngjyrat në modë jane deri diku po të njëjta, vetëm thjesht ndryshojnë emrat. Dikur ka qenë e kuqja, sot vjen e kuqja me pak fije më të lehtë.
Kjo ka qenë para shumë vitesh. Jemi akoma në linjën e Balayage. Kanë vite qe janë flokët me dy ngjyra që të tolerojnë të alternohen. Kafe me bionde, ngjyrat e ngrohta. Para disa vitesh kanë qenë më në modë ngjyrat e ftohta, por kjo është rikthyer sërish. “, u shpreh ai. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.