Greqi, bashkia e Hanias merr libra shqip për bibliotekën: Kjo lëvizje na bën të lumtur

schedule10:50 - 24 Mars, 2021

schedule 10:50 - 24 Mars, 2021

GREQI – Shumë libra në gjuhën shqipe i janë bashkuar bibliotekës së bashkisë së Hanias në Kretë të Greqisë.

Mësohet se librat janë vënë në dispozicion të bibliotekës nga shoqata e emigrantëve shqiptarë në këtë bashki, ku mësojnë edhe fëmijët e tyre.

Lajmi është bërë publik edhe nga vetë Bashkia e Hanias, ku shihet se në mes të librave është edhe abetarja shqip.

Më poshtë deklarata e Bibliotekës Bashkiake Hania:

Libra falas për fëmijë në dy gjuhë, greke dhe shqipe, për pasurimin e koleksionit të Bibliotekave të Fëmijëve të Bashkisë sonë dhe informacionin e fëmijëve me origjinë shqiptare, nga Presidenti i Komunitetit Shqiptar të Hanias.

Kjo lëvizje na bën të lumtur dhe forcon bashkëpunimin tonë dhe në të njëjtën kohë inkurajon fëmijët me origjinë shqiptare të vizitojnë Bibliotekat e Fëmijëve, të marrin hua libra dhe të marrin pjesë në programet e leximit, kur kushtet lejojnë.

Δωρεάν παιδικών βιβλίων δίγλωσσων, ελληνικής και αλβανικής γλώσσας, για τον εμπλουτισμό της συλλογής των Παιδικών…

Posted by Δημοτική Βιβλιοθήκη Χανίων on Tuesday, March 23, 2021