Para nisjes së grumbullimeve të kombëtareve, Polonia u përball me një lajm shumë të vështirë. Kapiteni Robert Lewandowski e kishte të pamundur të bashkohej me Poloninë për ndeshjet me Anglinë, Hungarinë dhe Andorrën.
Qeveria gjermane ka vendosur disa rregulla strikte për mospërhapjen e koronavirusit dhe një prej tyre është që shtetasit e ardhur nga Britania e Madhe duhet të karantinohen për 10 ditë, çka e bënte sulmuesin të humbte sfida vendimtare me Bayernin në kthim.
Si pasojë klubi nuk e lejoi grumbullimin e tij me kombëtaren, por gjithmonë ekziston një zgjidhje. Aktorët e mëdhenj hyjnë në lojë. The Sun nga Anglia bën me dije se kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka telefonuar personalisht kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kërkesa e këtij të fundit ka qenë që Lewandowski të përjashtohej nga ky rregull i autoriteteve gjermane. Merkel ka dhënë miratimin e saj të menjëhershëm për këtë kërkesë të homologut të tij dhe gjithçka është zgjidhur me sukses. Lewandowski do sfidojë Anglinë. /abcnews.al