Gigio Donnarumma nuk ka rinovuar me Milanin ende kontratën, që përfundon në verën e ardhshme dhe Mino Raiola, agjenti i gardianit, ka përgatitur terrenin për tu larguar.
Milani i ka fruar 21-vjeçarit kontratë afatgjatë me 7 milionë euro në sezon, por Raiola mund t’i sigurojë Donnarummas kalimin në një klub më me pretendime dhe pagë prej 10-11 milionësh euro në sezon, për shkak se shkon falas.
Në këto kushte, Milani dhe Gigio duket se i kanë rrugët e ndara. Maldini po bën ende përpjekje për të siguruar rinovimin e Gigio, por po punon edhe në një pistë tjetër. Ai ka gjetur pasuesin, në rast se largohet titullari i Italisë.
Mike Maignan është i zgjedhuri. 25-vjeçari mbyll kontratën me Lille në verën e vitit të ardhshëm dhe Milani mund ta marrë për rreth 13 milionë euro, çmim okazion. Maignan është produkt i akademisë së PSG. Ai është edhe në shënjestrën e Tottenham. /abcnews.al