Ditmir Bushati ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen si kryeministër, ndërsa shprehet se pritshmëritë për vendosjen e një standardi demokratik në Kosovë janë të mëdha.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Bushati thekson se tashmë Albin Kurtit i duhet një punë e madhe për të përballuar sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.
Statusi:
Punë të mbarë qeverisë Albin Kurti, e cila sapo u miratua nga Kuvendi i Kosovës! Punë e madhe përpara për të përballuar sfidat e mprehta me të cilat ballafaqohet Kosova.
Në të njëjtën kohë, pritshmëri të mëdha për vendosjen e një standardi demokraktik qeverisës, shembull në rajon. Urime Kosovë.
/abcnews.al/