Serbi, zhvillohet parada e krenarisë së komunitetit LGBT

schedule19:41 - 16 Shtator, 2018

schedule 19:41 - 16 Shtator, 2018

Në Serbi është zhvilluar parada e krenarisë për të drejtat e komunitetit LGBT. Kjo paradë është drejtuar nga kryeministrja e vendit Ana Bërnabiç, e cila është drejtuesja e parë e qeverisë e deklaruar gay.

Parada e krenarisë për të drejtat e komunitetit LGBT ka patur histori incidentesh dhe trazirash. Pas 17 vitesh nga e para, vetëm një grup i vogël ka protestuar për vlerat e familjes. Asaj i ka prirë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila është e para udhëheqëse shteti e deklaruar gay.

Branko Ruzhiç, ministër për Punë dhe Mirëqënie Sociale: “Ende ka probleme, por ne si qeveri bejme çdo ditë diçka që ta ndryshojmë këtë gjendje dhe të bëjmë çdo vit dhe çdo ditë edhe si njerëz nga një gjë për të mos qenë shoqëri homofobe”.

Organizatorët thanë se kjo paradë është ende e nevojshme pasi të drejtat e këtij komuniteti ende shkilen. Parada ka kaluar pa incidente të mëdha edhe pse e ruajtur nga forca të shumta policie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!