Zjarri shkatërron kampin e refugjatëve në Bangladesh

schedule20:35 - 22 Mars, 2021

schedule 20:35 - 22 Mars, 2021

Një zjarr i madh ka përfshirë kampin e refugjatëve Rohingya në Cox’s Bazar, Bangladesh. Flakët kanë shkatërruar vendin e strehimit dhe ka rrezikuar jetën e dhjetëra mijëra refugjatëve, njoftoi të hënën agjencia e OKB për refugjatët UNHCR.

Shërbimet e zjarrfikësit, Komisioneri i Ndihmës për Refugjatët dhe Riatdhesimi i Bangladeshit dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin.

António Vitorino, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit të OKB (IOM), tha se “dhjetëra mijëra refugjatë janë prekur”.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga ndikimi i një zjarri të tmerrshëm sot në Cox’s Bazar, Bangladesh,” tha Vitorino, duke shtuar se “ekipet dhe partnerët e IOM po punojnë së bashku dhe për të siguruar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.” g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!