Drejtori i kadastrës Artan Lame këtë të hënë i ftuar në Radarin Informativ në ABC ka dhënë detaje në lidhje me moslegalizimin e 94 mijë banesave.
Lame në fjalën e tij është shprehur se një vendim i tillë është marrë se ato janë në kundërshtim me ligjin ndër të tjera ai është shprehur se është e pamundur që të bëhet legalizimi i një banesë në zonë muzeu apo parku kombëtar.
Ndër të tjera ai është shprehur se nuk janë 94 mijë banesa janë më pak pasi ka dhe nga ato raste që është aplikuar dy herë ose më shumë për një banesë.
“Unë e kam thënë dhe më parë, që janë një sasi e madhe ndërtimesh të cilat nuk mund të legalizohen. Mund të legalizojmë brenda një parku të mbrojtur, një muzeu, një kanalizimi?
Jo këtu ramë dakord.
LEXO EDHE: 94 mijë familje nuk mund të legalizojnë banesat
Shifra është më pak se 94 mijë pasi ka dhe aplikime të përsëritura nga qytetarët. Brenda kësaj shifre janë se nuk janë më në ajër por tashmë ka një dokument në lidhje me faktin se sa është prona jote. Kur të vijë momenti që aty do të ketë një projekt, ti do të dëmshpërblehesh për investimin e bërë jo për tokën pasi është e shtetit toka, por nëse është pronë e tyre patjetër që do të dëmshpërblehen.
Banorët e Astirit u trajtuan. Ditët që vjen projekti aty dhe në një zonë ku mbyllet legalizimi do të merrnin dokumentin përgjegjës dhe në momentin që është i transferueshëm .
Po më njohe këtë është dhe një meritë pasi ishte lënë aty që të ishte në gjumë. Legalizimi i pallateve ka kaluar që nga 2017 tek ish –Aluiznit dhe sot mund të thuhet se është një histori suksesi pasi vijojnë që të vijnë banorë me legalizime të tilla. Në momentin që në një pallat ka një zënkë mes pronarëve duhet që të mbyllet ajo më parë për të bërë dhe mbylljen nga kadastra bë fund. Duhet të dihet merita e punonjësve që merren me legalizimin e pallateve pasi ka shumë punë dhe përgjegjësi. Është një mori problematikash në çështjen e pallateve.
Regjistrimi i pronave në jug pas pak ditësh mbaron edhe një zonë tjetër ne kemi ndërprerë daljet publike por nuk bëra mirë pasi ka shumë mosbesim te njerëzit dhe i çorienton shumë qytetarët. Gjithashtu dalja publike është dhe një mënyrë për të qenë më të besueshëm. Shumë shpejt në fund apo fillim të javës tjetër do të dal në zonën e Vlorës do të dal dhe ta bëj publike po të më pushkatojnë për një le ta bëjnë”, ka thënë Lame./abcnews.al