Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Basha: Kurajo për ta bërë ëndrrën më të bukur në Shqipëri

schedule15:00 - 22 Mars, 2021

schedule 15:00 - 22 Mars, 2021

Në bashkëbisedimin e me të rinjtë zhvilluar me të rinjtë në Qytetin Studenti, kreu  i Partisë Demokratike tha se në zgjedhjet e 25 prill Shqipëria do të fitojë.

Ndërsa prezantoi edhe librin e tij “Misioni im”, kryedemokrati tha se motivi i tij në politikë është që njerëzit të mos zhgënjehen. Ai po ashtu u shpreh se të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri duke theksuar se për këtë duhet vetëm kurajo.



Pjesë nga fjala e liderit të PD-së, Lulzim Basha:

Në fakt ideja për të shkruar diçka mbi këtë temë daton 5 apo 6 ndoshta dhe një dekadë më parë. Ka grishur gjithmonë raporti i individit me shtetin sepse nuk kam qene tepër i vogël, përkundrazi e mbaj mend fare mire raportin e diktaturës me individin. Sikundër kam patur fatin e rrallë në atë kohë, sot e kanë shumë të rinj. Pastaj të jetoj e të studioj në një nga vendet me demokraci të konsoliduar dhe me liri të bollshme, siç është Hollanda dhe gjithmonë ka preokupuar më ka kreshtuar, më ka intriguar. Çfarë na bën të ndryshëm?

Kur shoh individin, qytetarin shqiptarë, vajzën shqiptare, djalin shqiptarë, studenten, studentin shqiptarë, inxhinierin, inxhinieren shqiptare, artistin shqiptarë, pensionistin shqiptarë dhe e krahasoja dhe me atë kohë ku ne sapo kishim nisur rrugëtimin tonë drejt lirisë me miqtë, me studentët me ata që njihja në Hollandë, thoja; çfarë kemi ndryshe? Çfarë na ka penguar të jemi si ta? Çfarë na pengon të arrijmë nëse jo standardin ekonomik, i cili me siguri kërkon kohën e vet, vende të cilat kanë një shekull e më shumë që e ndërtojnë, po të paktën standardin shoqëror, të lirisë, të respektit, të raportit me njëri-tjetrin dhe të raportit me vendimmarrjen.

Me thënë të drejtën, vendimmarrja e parë ka qenë pikërisht një reflektim mbi atë që e bën Europën, Europë. Dinjitetin individual, dinjitetin e gjithsecilit, faktin e pamohueshëm që gjithsecili prej nesh është unik dhe gjithsecili prej nesh mundet në një moment të caktuar të japi një kontribut vendimtar për të gjithë ne. Kjo e bën perëndimin perëndim, kjo e bën Europën Europë, kjo e bën Amerikën Amerikë. Nga ana tjetër kemi një përqasje tjetër që njerëzit janë turma.

Turma, të cilat nuk kanë nevojë të respektohen, të kuptojnë, të mirëkuptohen por mjafton t’i marrësh e t’i çosh atje ku ke qejf ti, aty ku do ti e t’i trajtosh si turma! Jo njerëz me identitetin e tyre, me individualitetin e tyre por si turma në funksion të interesave politike. Besoj që kjo është një ndarje e madhe mes qytetërimeve sot. Kur unë isha në përfundim të studimeve të mia, dy filozofë të ndryshëm në përqasje, botuan dy pamflete të ndryshme politike.

Francis Fukujama botoi të famshmen “Fundi i Historisë” dhe “Njeriu i Fundit” ku argumentonte se demokracia liberale perëndimore ishte stacioni përfundimtar i njerëzimit, ku çdo njeri do të kishte mundësinë përmes lirisë dhe mundësive që ofron liria të garantonte mirëqenien personale, në rrafshin material, shpirtëror, mendor dhe se kjo në fund të fundit ishte formula që triumfoi pas fundit të Luftës së Ftohtë, dhe dalëngadalë do pushtonte gjithë botën edhe Rusinë, edhe Kinën, edhe shumë vende të tjera ku sundonin diktatura apo teokratura.

Një tjetër libër i cili me thënë të drejtën më goditi, më shqetësoi, Samuel Huntington “Përplasja e Qytetërimeve”, i cili argumentonte se Lufta e Ftohtë do ti linte vendin përplasjes së qytetërimeve. Edhe sot nuk bie dakord me përkufizimin e përplasjes apo të qytetërimeve në kuptimin teologjik të fjalës, që Huntington ka në qendër të librit por diçka mbeti dhe ajo që mbeti është se qytetërimet ndahen nga mënyra si e trajtojnë individin, si e trajtojnë familjen. Dhe kjo pastaj përcakton në mënyrë pothuajse vendimtare kursin e asaj shoqërie, të atij shteti. Kjo më ka ngacmuar. Me ka ngacmuar në kontekstin shqiptar, nëse mund ta lëvroja pak më shumë këtë ide në kontekstin shqiptar, mbaj mend orët e protestave të studentëve këtu jashtë, nga ky shesh.

Mbaj mend kur hidhje sytë përtej ishte një kurorë pemësh të larta në horizont që shtrihej andej pothuajse zhbiriloja me sy çfarë ka pas atij horizonti, çfarë vjen pas kësaj. Ndaj në ’92-in, në 22 Mars si sot 29 vjet më parë mbaj mend entuziazmin është pak ta thuash, rrëqethem kur e kujtoj këtë uragan shprese në zemrat e njerëzve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!