Juve e ka seriozisht me mbrojtësin e Atalantas, Paratici nis punën për ta bindur

schedule13:58 - 22 Mars, 2021

schedule 13:58 - 22 Mars, 2021

Juventus e do me patjetër një mbrojtës të majtë dhe gjatë javëve të fundit mediet italianë raportojnë se i dëshiruari është Robin Gosens.

Mbrojtësi i Atalantas është një nga më të mirët në pozicionin e tij në Serie A dhe klubet të tjerë gjithashtu janë në kërkim të shërbimeve të tij.

 

Atalanta është e detyruar ta shesë sepse kontrata e gjermanit skadon në verën e vitit të ardhshëm. Çmimi që ata kërkojnë është 40 milionë euro, kërkesë, që Juve kërkon ta ulë.

 

Siç raportohet në Itali Juventusi shumë shpejt pritet të bëjë ofertën e parë për Gosens, me Fabio Paraticin, që po mundohet të bindë edhe vetë 26-vjeçarin për kalimin në Torino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!