Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar përfundimin e e mësimit me dy turne në shkollën 9-vjeçare Isa Boletini pas përfundimit të investimit i cili i shtoi kësaj shkolle 17 klasa të reja.
Investimi i bashkisë Tiranë në shkollën 9-vjeçare Isa Boletini të cilës iu shtuan 17 klasa të reja, i jep fund mesimdhënies me dy turne për nxënësit e shkollës në Kodër-Kamëz. Përfundimin e punimeve e inspektoi kkryebashkiaku Veliaj.
“Me 17 klasat e reja shkolla kalon me një turn, shpëtojmë nga klasat me dy turne, nga fëmijët që duhet të dalin vonë pasdite dhe të prishin gjithë ciklin biologjik, por edhe arsimor, duke iu përshtatur turneve të shkollës. Është investim nga më të mirët që kemi bërë, jo vetëm në cilësinë e materialeve, por edhe në teknologjinë që është përdorur, duke nisur nga ngrohja, nga fushat e terrenet sportive tek veshjet me kapotë”.
Ai ftoi nxënësit të mirëmbajnë mjediset e reja të shkollës, por edhe ato të rikonstruktuara, në mënyrë që bashkia të vijojë punën me të tjera investime. /abcnews.al