Autostrada e Kosovës që lidhet me Rrugën e Kombit do të bëhet me pagesë

schedule11:30 - 16 Shtator, 2018

schedule 11:30 - 16 Shtator, 2018

Autoritetet kosovare po mendojnë të vendosin taksë për kalimin në dy autostrada. Njëra prej  tyre, është “Ibrahim Rugova” dhe lidhet me “Rrugën e Kombit”. Kjo nënkupton që shtetasit nga Kosova apo Shqipëria do të paguajnë dy taksa vetëm për vajtje ose ardhje. Lajmi për vendosjen e taksës është konfirmuar për gazetën “Ekspress” nga një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës.

Sa i përket autostradës R7 “Ibrahim Rugova” dhe R6 “Arbën Xhaferi” është duke u menduar metoda e vendosjes së një takse”, ka thënë Argjend Zejnaj nga kjo ministri. Megjithatë Zejnaj thotë se shuma të cilën do ta paguajnë ata që i shfrytëzojnë këto rrugë do të jetë më e vogël se taksa prej 5 eurove e vendosur nga Republika e Shqipërisë për ‘Rrugën e Kombit’. Gjithashtu ai thotë se Ministria e Infrastrukturës është duke përgatitur edhe rrugë alternativë për qytetarët të cilët nuk do të kenë mundësi që ta paguajnë këtë taksë. /abcnews.al