Juventus pësoi ditën e sotme një humbje shokuese 0-1 në shtëpi nga Benevento. Tashmë të besuarit e Andrea Pirlos e shikojnë veten 10 pikë mbrapa Interit të vendit të parë, duke i thënë kështu lamtumirë titullit.
Kjo ishte humbja e katërt në Serie A për këtë sezon dhe vjen fill pas eliminimit nga Champions League, diçka që ka irrituar tifozët në rrjetet sociale. Postimi i faqes zyrtare të klubit bardhezi ka marë shumë komente negative nga tifozët, të cilët e etikojnë Pirlon si shkatërruesin e Juventusit.
Madje ata kërkojnë largimin e tij, edhe pse drejtori i përgjithshëm, Fabio Paratici, ka konfirmuar se Andrea dhe CR7 janë në planet e tyre afatgjata. Nuk dihet nëse “Zonja e Vjetër” do të bëjë ndonjë lëvizje, por me shumë mundësi titulli kampion nuk do të jetë më i tyri pas 9 vitesh dominim. /abcnews.al