Edmond Çekiçi u vra me breshëri: Në vendngjarje u gjetën 22 gëzhoja, 30 të shoqëruar

schedule09:44 - 21 Mars, 2021

schedule 09:44 - 21 Mars, 2021

Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Edmond Koçit, mëngjesin e djeshëm në Durrës. 40-vjeçari, i njohur edhe si Edmond Çekiçi mbeti viktimë e një atentati pranë Zyrës Arsimore.

Siçr raporton gazetari Leonidha Musaj, janë shoqëruar rreth 30 persona, mes tyre edhe të afërm e të dyshuar, shkruan abcnews.al.

Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e dyshimit për konflikte të vjetra të viktimës pasi ka qenë pjese e bandës së Durresit dhe vazhdonte të ishte një ndër eksponentët kryesorë të botës se krimit në Durrës. Gjithashtu ai njihet edhe si mik i Emiljano Shullazit.

Lexo edhe: Atentati ndaj Edmond Çekiçit, dëshmia e shoferit: Ika me vrap, do më vrisnin edhe mua

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja. Policia ka bërë me dije se autoret kanë qenë me kapuç ne koke dhe me shall. Në momentin kur ata i kanë prerë rrugën automjetit në të cilin lëvizte Çekiçi, shoferi i këtij të fundit është larguar me vrap, sapo ka parë që njëri prej autorëve ka nxjerrë armën.

Arma e krimit ishte automatik tip Ak47, e cila u gjet në automjetin e djegur. Mësohet se vetëm një nga autorët ka qëlluar.

Eliminimi i Edmond Çekiçit ka qenë i mirëorganizuar. Autorët e kanë vëzhguar 40-vjeçarin prej kohësh duke ndjekur intenerarin e këtij të fundit.

Viktima rrinte tek lokali pranë vendit të ngjarjes dhe autorët i kanë ditur lëvizjet e tij. Gjithashtu policia është e përqendruar edhe në një tjetër pistë hetimi pasi Çekiçi ishte shok me Edmir Bregu (Ilir Kuci), i cili u vra pak metra më tej disa javë më parë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!