Apeli i Papa Françeskut në Siçili për mafiozët: Konvertohuni ose do të humbisni

schedule17:23 - 15 Shtator, 2018

schedule 17:23 - 15 Shtator, 2018

Papa Françesku gjatë meshës së të shtunës në Palermo ka bërë një apel të fortë ndaj mafiozëve. Ai u ka kërkuar atyre të konvertohen përndryshe do të përjetojnë humbjen më të madhe në jetë.

Gjatë meshës në Palermo, Papa Francesku u bëri apel mafiozëve që të ndryshojnë. Ai I ftoi ata që të konvertohen, në të kundërt do të humbisnin shpirtin dhe kjo është humbja më e madhe që mund ti ndodhë dikujt.

Më tej Papa Francesku shtoi se nuk mund të besosh në Zot e në të njëjtën kohë të jesh mafioz; e që në ditët e sotme duhen burra dhe gra që dashurojnë dhe jo burra dhe gra nderi. Duhen njerëz që shërbejnë e jo që ndjekin pushtetin theksoi ai

Sipas Papa Françeskut i vetmi populizëm është shërbimi ndaj popullit pa akuzuar, duke dëgjuar popullin dhe pa shkaktuar polemika.

Të pranishëm në meshë ishin rreth 80 mijë besimtarë. /abcnews.al