Ndodh ajo që pritej. Në Islandë ka shpërthyer vullkani Fagradalsfjall.
Mediat islandeze kanë publikuar pamjet e shpërthimit të vullkanit pas tërmeteve që shkundën vendin në javën e fundit.
Autoritetet islandeze ishin përgatitur për vullkanin, ndërsa zona ishte e rrethuar.
Sipas ekspertëve, ky është fillimi i një procesi që do të zgjasë, ndërsa në të ardhmen e afërme priten shpërthime të tjera, të cilat janë të lidhur me njëri-tjetrin./ db/ Abcnews.al