Shtetet e Bashkuara kanë në plan t’u dërgojnë katër milion doza të vaksinës AstraZeneca COVID-19 Meksikës dhe Kanadasë, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë.
Rreth 2.5 milion doza do të dërgohen në Meksikë dhe 1.5 milion në Kanada si një “hua”, sipas sekretarit të shtypit Jen Psaki.
“Prioriteti ynë i parë mbetet vaksinimi i popullsisë amerikane,” tha Psaki në një konferencë të përditshme për shtyp. Por që “të sigurohesh që fqinjët tanë të kenë nën kontroll koronavirusin është një hap kritik i misionit” dhe është “thelbësor për t’i dhënë fund pandemisë”.
Miliona doza të vaksinës AstraZeneca do të shpërndahen në SHBA edhe pse vaksina nuk është e autorizuar në vend. Por Kanada, Meksika, BE, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe vende të tjera e kanë autorizuar tashmë vaksinën.
Administrata e Biden ka thënë se sapo të vaksinohen qytetarët e SHBA.-së, hapi tjetër është të ndihmojnë Kanadanë dhe Meksikën në luftën kundër pandemisë në mënyrë që të mund të rihapin kufijtë./abcnews.al