A synon bashkinë e Tiranës? Manastirliu: Sytë e mi janë drejt së ardhmes, PS si Barcelona

schedule23:21 - 18 Mars, 2021

schedule 23:21 - 18 Mars, 2021

Në zgjedhjet lokale të 2019, emri i Ogerta Manastirliut qarkulloi si kandidate potenciale për të drejtuar bashkinë e Tiranës, ministrja u pyet mbrëmjen e sotme nga drejtuesi i emisionit “Log.” Endri Xhafo nëse kur të mbarojë funksionet si ministre, a do të donte të drejtonte bashkinë më të madhe në vend? “Unë jam pjesë e skuadrës së PS-së dhe dua, që meqë i riktheheni diçkaje të shkuar, sytë e mi dhe të gjithë skuadrës sonë janë drejt së ardhmes dhe për të punuar.

Është një diskutim që e kuptoj që është interesante t’u rikthehesh ngjarjeve të së shkuarës, por unë po ju them se ajo cfarë ne jemi duke bërë si skuadrës drejtuar edhe nga drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj jemi duke punuar për të vijuar projektin e madh të Shqipërisë që duam. Dhe cfarë jemi duke bërë sot, jemi duke menaxhuar një pandemi, duke vijuar vaksinimin për të na shpëtuar nga një e keqe e madhe” tha ajo.

Ministrja kishte një koment edhe për listën e kandidatëve për deputetë. “Ne jemi si një skuadër që luan atë futbollin total, të Barcelonës, të gjithë në mbrojtje të gjithë në sulm, pavarësisht ku jemi në radhë dhe vijë, ne jemi duke punuar për një qëllim të përbashkët, Shqipërinë e së ardhmes” tha ajo./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!