Dy ditë më parë, Afërdita dhe Jakub u bënë prindër për herë të parë. Modelja solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Sky Blue.
Vogëlushi sot ka ardhur në shtëpi dhe aty e priste një surprizë nga tezja, Jehona.
Ajo e kishte zbukuruar shtëpinë me tollumbaca të bardhë e blu që mbanin emrin Sky dhe një arush pellushi, surprizë e cila emocionoi Afërditën.
Pamjet modelja i ndau në rrjete sociale duke falenderuar të motrën, e cila sigurisht e bëri këtë rikthim të Afërditës në shtëpi më të ëmbël./abcnews.al