Macron njofton planin kundër varfërisë

schedule09:59 - 15 Shtator, 2018

schedule 09:59 - 15 Shtator, 2018

Presidenti francez Macron prezantoi planin e tij për të luftuar varfërinë. Ai kërkon që me anë të reformave të rrisë moshën e shkollimit të detyruar deri në 18 vjeç dhe të krijojë një “trashëgimi universal” për qytetarët, që do i lejojë të jetojnë në mënyrë të denjë.

Një plan prej 8 miliardësh për katër vjet për të luftuar varfërinë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, paraqiti një sërë masash që synonin “eliminimin e pabarazive të fatit që përjetësohen nga brezi në brez” dhe duke i lejuar njerëzit të “dalin nga varfëria”. Për të arritur këtë, gjatë një fjalimi në Paris, u prezantua një “strategji kombëtare për parandalimin dhe luftimin e varfërisë”, e cila do të fokusohet kryesisht në fëmijërinë dhe qasjen në punësim. Shpallja e planit vjen dy muaj më vonë se sa pritej fillimisht dhe sipas vëzhguesve të ndryshëm, do të jetë mundësi që Macron – me një rënie të fortë në konsensus – të rimarrë pëlqimin e opinionit publik.

“Të jesh i varfër – tha Macron gjatë fjalimit – nuk duhet të jetë më trashëgimi: sot duhen 18 vjet derisa pasardhësit e një fëmije të varfër të hyjnë në klasën e mesme”. Presidenti francez gjithashtu citoi një frazë nga Antuan de Saint-Exupery në romanin e tij “Terre des Hommes”: “Kur e parandalojmë një fëmijë të bëhet ai që dëshiron, është Mozart që ne vrasim”. Në vitin 2016, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Franceze (Insee), Franca kishte 8.8 milionë njerëz të varfër, ose 14% të popullsisë. Një normë që rritet në 19.8% për fëmijët nën 18 vjeç.

Në mënyrë të veçantë, plani kundër varfërisë parashikon një investim prej 50 milion eurosh për të kontribuar në kujdesin ndaj fëmijëve dhe integrimin e të rinjve në nevojë. Qëllimi, shpjegoi Macron, është që të lejojë të gjithë të kenë një banesë, një trajnim dhe një punë. Duke filluar nga rritja e shëndetshme përmes të ushqyerit të mirë.
Një tjetër shtyllë e reformës është shkollimi i detyruar nga 16 deri në 18 vjeç. Në fund, Macron njoftoi edhe që: “Me një projektligj në 2020, do të krijohet një trashëgimi universal, që do t’i lejojë të gjithëve të kenë një jetë të denjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!