Bill Gates tregon dy pyetjet që i bën vetes për të zgjidhur më lehtë problemet

schedule21:45 - 18 Mars, 2021

schedule 21:45 - 18 Mars, 2021

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka komentuar lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 dhe mënyrën se si ai po e përjeton.

Përmes një postimin në GatesNotes, blogu ku ndan mendimet e tij, Gates ka shkruar: “Që kur isha adoleshent, e kam trajtuar çdo problem të ri dhe të madh në të njëjtën mënyrë: duke filluar me dy pyetje. E kam përdorur këtë teknikë në Microsoft dhe e përdor edhe sot. I bëj këto pyetje fjalë për fjalë çdo javë në lidhje me COVID-19”.

Pyetjet janë:

  1. Kush e ka trajtuar mirë këtë problem?
    2. Çfarë mund të mësoj prej tyre?

Ajo çfarë Gates sugjeron është qasja ndaj problemit. Ndryshe nga çfarë mund të bëjë shumica prej nesh ku përpiqemi të zgjidhim problemin. Gates këshillon që para se të përpiqemi ta zgjidhim, duhet të mësojmë më shumë rreth tij.

Me fjalë të tjera, të sillesh si “nxënës” dhe të mësosh nga përvoja e të tjerëve. Mund të jetë e vështirë të pranosh që ke nevojë të mësosh prej të tjerëve, por në shumë raste mund të jetë zgjidhja më e mirë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!