Rama: Lufta me armikun e padukshëm nuk është shfaqje elektorale, e neveritshme

schedule16:31 - 18 Mars, 2021

schedule 16:31 - 18 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme zhvilloi një takim me kandidatët e Partisë Socialiste në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se pavarësisht se është investuar në shumë projekte ende ka punë dhe projekte për të bërë transformime që t’i japin vlerë këtij qyteti.

Rama ripërsëriti se paga minimale do të rritet me 400 mijë lekë. Kryeministri gjithashtu theksoi se lideri i opozitës Lulzim Basha ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve në takimet e tij në fushatat elektorale, ndërsa theksoi se beteja me Covid-19 vijon deri në zhdukje e këtij virusi të rrezikshëm.

Lexo edhe: Rama: Shkodranët duhet të shohin se kush është kali që i nxjerr matanë lumit

“Lufta me armikun e padukshëm që jam shumë i vendosur që ta largoj nga Shqipëria një orë e më parë duke respektuar rregullat. Në këtë situatë bëhen shfaqje spontane…Këto janë skena që nuk i takojnë një force politike që e ka seriozisht të qenurit alternativë e vendit dhe nuk mund të shmangim efektet e virusit sa hap e mbyll sytë.

Jemi të detyruar të ecim me nevojën për të mos ndaluar frymëmarrjen, por nuk mund të jemi me virusin as me vetëdije dhe as pa vetëdije për të bërë luftë politike apo fushatë elektorale. Kjo është  neveritshme. Unë e di që gjasat që kjo të ndryshojë, janë zero por di që të përsëritësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër është karakteristikë e budallenjve”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!