Tomori: Maldini si Messi dhe CR7, Milani klub i madh! Ibra? Vetëm të motivon

schedule08:12 - 19 Mars, 2021

schedule 08:12 - 19 Mars, 2021

Fikayo Tomori ishte një nga përforcimet e Milanit në merkato. Kuqezinjtë morën mbrojtësin anglez në huazim nga Chelsea dhe kanë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit (për 25 milion paund). 23-vjeçari ka dhënë një prononcim për Times, aty ku flet për tema të ndryshme.

Përpara se të vijë këtu bisedova me Maldinin. E dija që Milani është një klub i madh, por kur vizitova muzeun, pashë të gjithë ‘Topat e Artë’, fotot e lojtarëve të mëdhenj që kanë luajtur këtu dhe shtatë trofetë e Champions League, e kuptova se realisht madhështinë e Milanit.

Kam si synim të impresionoj Maldinin. Është njësoj sikur të jesh sulmues dhe një ditë të kesh Leo Messin apo Cristiano Ronaldon drejtor sportiv dhe të dëgjosh ata të flasin mirë për ty. Është çmenduri. Përpara çdo ndeshje na karikon dhe pas saj nuk i kursen fjalët e mira.

Edhe nëse nuk ke luajtur mirë, Maldini vjen dhe të thotë: bravo, u paraqite mirë. Ibrahimovic? Edhe kur nuk luan, Zlatan futet në dhomat e zhveshjes dhe na flet të gjithëve. Ai motivon vetën dhe motivimi i tij përfshin të gjithë skuadrën.

E ndjen prezencën e tij kur e ke afër. Nuk është një tip që të frikëson apo të demoralizon. Të gjithë duan ta rrisin nivelin e tyre dhe të kënaqin pritshmëritë e tij.

E ardhmja? Për momentin, më pëlqen të jem pjesë e Milanit, të luaj dhe të krijoj eksperiencë. A do të qëndroj gjatë këtu apo jo, nuk e di. Përpiqem të mos mendoj shumë rreth së ardhmes. Jam i fokusuar te sezoni me Milanin“, përfundoi Tomori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!