Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ka publikuar projektin e ri “Bad Rosita” pas shumë paralajmërimeve gjatë muajit të fundit. Ky projekt, i cilësuar si një nga më të veçantit, i është kushtuar komunitetit LGBT, siç edhe shihet në videoklip.
Kënga përshkruan vajzën e quajtur Rosita, si një shoqe të Rinës e që është e dashuruar në artisten, që nuk ia kthen dashurinë në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, Rina nuk e sheh Rositën në të njëjtën mënyrë, derisa vazhdon shoqërinë me të.
Siç ndodh shpesh me projektet që trajtojnë çështjet e LGBT, edhe kjo këngë ka nxitur reagime negative nga ndjekësit e Rinës.
Pavarësisht të gjithave, kënga që nga publikimi po dëgjohet dhe shpërndahet shumë në rrjete sociale, e cila edhe ka marrë tashmë gjysmë milionin e parë./abcnews.al