Ministri i Brendshëm Italian Mateo Salvini është zgjedhur nga e përjavshmja amerikane “Time”, për kopertinën e numrit më të fundit. Sipas gazetares që e intervistoi, Salvini është zgjedhur si fytyra e re e Europës.
E përjavshmja amerikane Time i ka dedikuar kopertinën e saj Mateo Salvinit, i zgjedhur për të përfaqësuar fytyrën e re të Europës. Në intervistën e gjatë për gazetaren Vivien Uolt, ministri i brendshëm Italian Salvini u shpreh se po punon për të rivendosur shpirtin europian që ëshët tradhtuar nga ata që qeverisin Bashkimin Europian. Artikulli prek tema si emigracioni, punësimi, marrëdhëniet mes Romës he Moskës si dhe lëvizjen e re populiste të themeluar nga ish-strategu i Presidentit Amerikan Tramp, Stiv Benon. Në temën e Russiagate, Salvini u rreshtua në mbrojtje të kreut të Shtëpisë së Bardhë duke deklaruar se lajmet e rreme shpërndahen 24 orë në 24. /abcnews.al