PSG fitoi 3-0 ndaj Lille mbrëmjen e kaluar. Sukses i rëndësishëm ndaj skuadrës që kryeson Ligue 1, teksa kampionët në fuqi të Francës u kualifikuan në çerekfinalet e Kupës së Francës.
Trajneri Mauricio Pochettino vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij, që fitoi falë golave të Kylian Mbappe (2x) dhe Mauro Icardit. Dedikimi shkon për Angel Di Maria dhe Marquinhos, dhe familjarët e tyre.
Këta të fundit kaluan momente të vështira në fundjavë. Shtëpitë e tyre ranë preh e disa grabitësve, por për fat të mirë asnjë nga familjarët nuk është lënduar.
“Jam i lumtur me shpirtin e treguar nga djemtë e mi, merita e fitores është e gjitha e tyre. Kanë qenë ditë të vështira për lojtarët dhe familjet e tyre.
I dërgojmë përqafime të mëdha. Mendimet tona shkojnë tek ata, Di Maria dhe Marquinhos kanë nevojë për mbështetjen tonë në këto momente të vështira“, deklaroi trajneri argjentinas. /abcnews.al